Kombëtarja e Shqipërisë luan në ditët e para të shtatorit dy ndeshje vendimtare për ëndrrën Euro 2024. Kualifikimi në Europianin që do të organizohet në Gjermani, është objektivi i kuqezinjve të Sylvinhos.
Shqipëria, që renditet e dyta në grupin E me 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para, sfidon Çekinë në Pragë në datën 7 shtator. Ndërkohë që tri ditë më vonë zbarkon Polonia në “Air Albania”.
Tifozat Kuq e Zi kanë nisur përgatitjet për dy duelet e rëndësishme. Kombëtarja pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh në transfertën çeke, ndërkohë që e zjarrtë do të jetë atmosfera ndaj polakëve në kryeqytet.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ, që nuk i lë kurrë vetëm lojtarët kuqezi, ka njoftuar detajet e organizimit të takimit ndaj Polonisë.
POSTIMI I TKZ-së
“Të dashur Tifoza Kuq e Zi,
Në vijim të ndeshjeve eliminatore për kampionatin UEFA EURO 2024, ju ftojmë që të na bashkoheni në organizimin tonë të radhës:
SHQIPËRI – Poloni
10 shtator 2023, Ora: 20:45, stadiumi “Air Albania”.
Çmimi i biletës: 1500 lekë/ 15€
Top Channel