Trefishohet vlera e pronës në Astir/ Veliaj: Kush votoi e besoi tek lagjja Rilindja (ish Astir), sot u shpërblye
04/08/2023 18:34
Vlera e pronës në zonën e Astirit është trefishuar pas ndërtimit të Unazës së Madhe, projekt i cili u bllokua për 3 vite me radhë nga opozita.
Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se kjo është zona ku prona ka pësuar rritjen më të madhe të vlerës në Tiranë vitet e fundit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkruan në Twitter se ky është rezultati më pozitiv i punës që sjell zhvillimin për të gjithë ata që e përkrahin atë.
“Kush votoi e besoi tek lagjja Rilindja (ish Astir) se rruga, puna e zhvillimi do u jepte më shumë vlerë atyre shtëpive, sot u shpërblye! Vetëm përpara!” – shprehet Veliaj.
Top Channel