27/11 22:59
Yann Sommer do të zbarkojë të dielën në Milano, ndërsa të hënën do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për t’u zyrtarizuar më pas si portier zikaltër.
Kështu shkruan Sky Sport rreth bisedimeve mes Interit dhe Bayernit për “gardianin” zviceran, për të cilin zikaltrit kanë pranuar të shpenzojnë 6 milionë euro.
Po përcaktohet tashmë detajet e fundit, por nuk shihet asnjë barrierë që mund të pengojë firmën e Sommer me Interin, si trashëgimtar i Andre Onanës, i cili u shit te Manchester United për 52 milionë euro, plus 5 milionë në formë bonusesh.
Top Channel