Sipas ekspertëve, çdo verë tani e tutje do të jetë edhe më shumë e nxehtë.

Rritja e temperaturave dhe periudhat e zgjatura të nxehta konsiderohen të mirëqena nga shkencëtarët, situatë që e përjetuam këtë verë, me disa ditë radhazi temperaturash ekstreme.

Është normale që të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme të zemrës duhet të jenë të kujdesshëm gjatë valës së të nxehtit, por edhe ata me probleme të shëndetit mendor duhet të jenë po aq të kujdesshëm.

“Të gjitha sëmundjet mendore përkeqësohen nga nxehtësia, sepse temperaturat e larta sjellin më shumë lodhje, nervozizëm dhe ankth, duke çuar në një përkeqësim të mundshëm të episodeve depresive”, thekson Dr. Asim Shah, nënkryetar ekzekutiv në Departamentin Menninger të Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Kolegjin e Mjekësisë Baylor në Hjuston.

Siç shpjegon ai, nxehtësia ndikon në serotoninën, neurotransmetuesin që rregullon humorin, duke çuar në nivele më të ulëta të kënaqësisë dhe rritje të nivelit të stresit dhe lodhjes.

Ndërsa temperatura rritet, gjendje të ndryshme të shëndetit mendor gjithashtu mund të përkeqësohen, duke përfshirë sjelljen agresive. Në rastin më të keq, mund të shkaktojë konfuzion dhe çorientim.

Grupet më vulnerabël përfshijnë njerëzit me gjendje mjekësore para-ekzistuese dhe njerëzit që abuzojnë me substanca të tilla si alkooli. Në këtë rast dhe sidomos me konsumimin e tepërt të alkoolit, individët duhet të kujdesen që të hidratohen më shumë, sepse kombinimi i përdorimit të substancave dhe nxehtësisë kërkon edhe më shumë hidratim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA