Gonçalo Ramos do të jetë qendërsulmuesi i ri i PSG-së. Kampionët e Francës kanë arritur akordin me menaxherin e lojtarit dhe klubin e Benfikës, aty ku është rritur 22-vjeçari.
Kampionët e Portugalisë gjetën gjuhën e përbashkët me PSG-në mbi bazën e 65 milionë eurove + 15 të tjera në formë bonuesh. Duke kryer një tjetër shitje të bujshme.
Ndërkohë që goleadori nga Olhao, do të firmosë një kontratë 5+1 me klubin francez. Dhe do të përfitojë 5.5 milionë euro neto në sezon. Shumë që do të rritet në bazë të golave dhe arritjeve të skuadrës.
Palët kanë arritur në parim marrëveshjen, teksa zyrtarizimi i Ramos tek ekipi i Luis Enriques pritet të ndodhë gjatë kësaj fundjave.
Lojtari debutoi me kombëtaren luzitane gjatë nëntorit të vitit të kaluar, duke qenë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin Katar 2022.
Aty ku realizoi një tregolësh në suksesin 6-1 kundër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit, duel i vlefshëm për raundin e 1/8-ve të Kupës së Botës./ Supersport
Top Channel