Celta Vigo shkëput në mënyrë të njëanshme marrëdhënien kontraktuale me sulmuesin Santi Mina.
Sulmuesi 27-vjeçar është dënuar me 4 vjet burg për një episod abuzimi seksual që daton në 18 qershor 2017.
Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë e Almerias, klubi bask është ka nxituar të zyrtarizojë “divorcin” me futbollistin abuzues.
“Pas analizimit të kujdesshëm të alternativave të ndryshme ligjore në dispozicion, siç u njoftua nga klubi më 19 korrik, pas vendimit të TSJA, sot RC Celta mori vendimin e prerë për të shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës të lojtarit Santi Mina.
Ky vendim, i cili ka mbështetjen e fortë të La Ligës, pa dyshim që është në të njëjtën linjë me qëndrimin fillestar të klubit, pasi që nga dita e parë ky klub ka theksuar se vlerat e RC Celtas janë mbi të gjitha dhe se klubi që do t’i mbrojë këto vlera, edhe nëse do të ketë pasoja sportive.”
RC Celta është një klub 100-vjeçar i lindur nga një akt shembullor bujarie dhe gjatë historisë së tij ka demonstruar në raste të panumërta përkushtimin e palëkundur ndaj shoqërisë dhe ruajtjen e vlerave që tashmë janë shenja dalluese të klubit.”/Supersport
Top Channel