Aksident i rëndë në Meksikë! Humbin jetën 18 emigrantë, autobusi ra në humnerë

04/08/2023 14:13

Të paktën 18 persona mbetën të vrarë dhe 23 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transportonte emigrantë të huaj dhe vendas u rrëzua në humnerë në veriperëndim të Meksikës.

Tre të mitur janë në mesin e viktimave, ndërsa shoferi është arrestuar nën dyshimin për shpejtësi tej normave të lejuara, gjë që ka shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përfundimin  në humnerë.

Autobusi, me rreth 40 persona në bord, po udhëtonte nga Mexico City për në Tihuanën veriperëndimore, e cila kufizohet me San Diegon, nga ku emigrantë të shumtë përpiqen të kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara.

“Shumica e pasagjerëve janë të huaj dhe me origjinë nga vende të tilla si India, Republika Domenikane dhe nga kontinenti afrikan, ndër të tjera, disa prej të cilëve po shkonin në Tijuana për të kaluar në Shtetet e Bashkuara”, deklaruan atuoritetet.

Aksidentet vdekjeprurëse rrugore janë të zakonshme në Meksikë, zakonisht për shkak të shpejtësive të larta, kushteve të këqija të automjeteve ose lodhjes së shoferit.

Përplasje të tilla janë shkaku kryesor i vdekjeve në mesin e emigrantëve që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nga toka për në Shtetet e Bashkuara.

Në shkurt, emigrantë nga Venezuela, Kolumbia dhe Amerika Qendrore u përfshinë në një aksident autobusi që la të paktën 17 të vdekur.

Në korrik, të paktën 29 njerëz u vranë kur një autobus pasagjerësh doli nga një rrugë malore dhe ra në humnerë.

Në dhjetor 2021, një mjet me 160 emigrantë u përplas me urën e këmbësorëve në një autostradë në shtetin jugor të Chiapas, duke lënë të vdekur 56 persona.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA