3 gushti i vitit 1943 e gjeti Zerqanin të çliruar nga pushtuesit, e sot 80 vite më vonë, banorët vendas festuan me këngë e valle së bashku me Kryetaren e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri si dhe përfaqësues të tjerë Këshillit të Qarkut Dibër znj. Valentina Haliti Doda.
Kjo ditë e shënuar po kthehet në një traditë, ku krahas nderimit të dëshmorëve të luftës, 3 gushti është kthyer në një takim brezash ku shumë banorë dëshmonin për mënyrën e organizimit ndër vite dhe rëndësinë që ka festa.
Zerqani si gjithë krahinat e tjera të Dibrës e ka paguar me gjak çlirimin nga pushtuesit duke i dhënë luftës dëshmorë në emër të atdheut.
Krybashkiakja Festime Mjeshtri u shpreh se tashmë Zerqani ka një histori të gjatë e të lashtë, ndaj sot kjo krahinë është krenare për historinë dhe trashëgiminë e saj.
Zerqani është futur në projektin e 100 fshatrave nga qeveria.
Top Channel