Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani
Një vjedhje me armë zjarri në vitin 2012 në fshatin Portëz është zbardhur nga policia dhe është vënë në pranga autori 46-vjeçar.
Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit caktoi për 46-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 600 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit.
Sipas policisë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personit tjetër të implikuar në këtë rast.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmët”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz. Vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari. Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët”, për një rast vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i këtij rasti, si dhe kapja dhe ndalimi i një prej autorëve të tij, konkretisht shtetasit Zh. (Sh.) D., 46 vjeç, banues në Patos. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 600 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel