Pak ditë pas aksionit të policisë, varkat në liqenin e Komanit i janë rikthyer punës dhe kanë nisur udhëtimet drejt lumit të Shalës.
Por sipas operatorëve operacioni i ndërmarrë nga uniformat blu pati ndikim negativ tek ta pasi pati anulime të prenotimeve nga ana e turistëve.
“Kjo është reflektuar menjëherë në uljen e numrit të njerëzve. E mira është që ky aksion të bëhet tetor-prill dhe jo gjatë sezonit.”
Ndërkohë vizitorët, vendas e të huaj, shprehen të mahnitur me bukuritë e kësaj zone.
“Është e mrekullueshme. Me të vërtetë. Këtu do rrimë 2 ditë dhe do të kthehemi drejt Tiranës dhe më pas do shkojmë në jug.”
“Jam nga Polonia. Është hera e parë në Shqipëri. Udhëtimi im po shkon shumë mirë. Veçanërisht kur sheh natyrën këtu. Do rrimë disa ditë”, tha turistja.
Gjatë aksionit të zhvilluar pak ditë më parë policia e Shkodrës bllokoi 13 varka artizanale dhe një traget me arsyetimin se nuk plotësonin kushtet e sigurisë.
Top Channel