Një shtetas shqiptar u arrestua orët e paradites në zonën Kolonos në Athinë pasi sipas policisë lokale tentoi të grabisë një bankë në qendër të kryeqytetit të vendit.

Policia thotë se Elton Thoma Zoto, i datëlindjes 1985 nga Delvina, hyri fillimisht në bankën dhe nën kërcënimin e një thike mundi të grabisë rreth 4000 euro nga banka.

Në vazhdim ai tentoi të largohet por policia ishte më pak se 50 metra nga vendi i grabitjes dhe sapo ra alarmi, dy policë vrapuan për të parë nga afër shkakun e alarmit, panë Zoton që po tentonte të largohej me një motor.

Menjëherë filloi ndjekja dhe rreth 300 metra më tej, policët e rrëzuan autorin në tokë. I armatosur me thikë, Zoto goditi njërin prej policëve duke e plagosur lehtë, ndërsa një tjetër polic shtiu me armën e shërbimit dy plumba mbi Zoton duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai u dërgua në spital dhe po lufton për jetën, ndërsa polici që shtiu mbi të, u ndalua me urdhër të prokurorisë deri në sqarimin e rrethanave.

Elton Zoto rezulton me precedent penal në Greqi. Ai është skeduar për krime që kanë lidhje me drogën.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA