Temperatura deri në 37 gradë, parashikimi i motit këtë të martë
01/08/2023 08:05
Kjo e martë nis me alternime me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.
Vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore në lindje të Shqipërisë. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në ajër duke bërë që i nxehti të ndihet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Top Channel