Reagime për arrestimin në Tiranë/ Ish-ushtari i UÇK-së u ndalua për llogari të Hagës

01/08/2023 15:01

Dritan Goxhaj u arrestua të hënën me urdhër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet se ka publikuar emrat e dëshmitarëve të Prokurorisë së Specializuar.

Kjo ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Drejtuesi i saj, Faton Klinaku kundërshton arrestimin e Goxhajt.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, ka shkruar ai.

Derisa, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se do bëhet ekstradimi i tij në Hagë.

“Goxhaj do të mbahet në Shqipëri, në pritje të një vendimi nga autoritetet shqiptare për transferimin e z. Goxhaj në ambientet e paraburgimit të DhSK në Hagë”, u bë e ditur nga Dhomat e Specializuara.

Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA