68 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë morën trajtim në spitale në vitin 2019 kur “shpërtheu” endemia EVALI, një dëmtim i mushkërive, i lidhur me përdorimin e cigareve elektronike ose me avull.

Rasti i parë u raportua në muajin gusht në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Epidemia arriti kulmin në shtator 2019 deri në shkurt 2020, me 2807 raste EVALI dhe 68 vdekje.

Në fakt, problemet nisën te të rinjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumues të kanabisit, pasi përdorën produkte ilegale me avullim kanabisi. Rastet e para u identifikuan në Illinois dhe Wisconsin në prill 2019. EVALI megjithatë nuk është zhdukur. Disa shtete vazhdojnë të regjistrojnë raste të reja. Që nga janari 2022, shteti i Kalifornisë ka raportuar të paktën 40 raste. Të paktën 73 raste janë diagnostikuar në Utah.

Hetuesit e CDC identifikuan ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj kimikateve të pranishme në produktet ilegale të avullimit të kanabisit si shkaktar i shpërthimit të endemisë.

“Vitamina E acetat, është e lidhur me shpërthimin e EVALI”, tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Shumica e të prekurve ishin të rinj të moshës 18-34 vjeç, që është grupi me prevalencën më të madhe të përdorimit të kanabisit në SHBA.

Acetati i vitaminës E ndikon në sëmundjet e mushkërive që lidhen me produktet e avullimit me bazë THC. Studimi tregoi se prodhuesit e paligjshëm në Kanada kishin përdorur rreth 50% acetat të vitaminës E, duke nxjerrë në treg produkte shumë të rrezikshme për konsumatorët. Sipas FDA-së, ky produkt që përdoret si agjent për trashjen e lëngut, duhet të jetë në përqindje më të ulët te 20%.

Kështu, ishin vaping me kanabis që shkaktuan endeminë EVALI. Ndërkohë, cigaret elektronike dhe vape që shiten në tregje duhet të jenë të pajisura me certifikata sigurie dhe të kenë të pasqyruara të gjithë përbërësit. Ndër dokumentet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e vape është certifikata “TPD”, e cila i referohet pajtueshmërisë me Direktivën për Produktet e Duhanit të Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA