Një 50-vjeçar është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi paratë në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit në automjetit me të cilin udhëtonin dy shtetas kosovar, babë e bir, kanë gjetur në një çantë dore 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi.
Policia ka sekuestruar të ardhurat dhe në vijim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel