15 shtetas janë arrestuar ose janë vënë në hetim gjatë javës që lamë pas, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Policia njofton se janë gjobitur 418 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

320 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 855 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 640 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Gjobat vazhdojnë edhe për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë një javë, janë vendosur masa administrative ndaj 84 shtetasve.

Ndërkohë, janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA