Sherr në tragetin e linjës Bari-Durrës, dy laçjanë konfliktohen me 28-vjeçarin nga Vlora

31/07/2023 11:28

Katër persona janë përfshirë në konflikt ndërsa udhëtonin me tragetin e linjës Bari-Durrës dhe dy prej tyre janë arrestuar.

Personat F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç bashkë me D. G., 34 vjeç, banues në Kamëz janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte G. F., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy të rinjtë nga Laçi u arrestuan, ndërsa  për 34-vjeçarin nga Kamza nisën hetimet.

DVP Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar me tragetin e linjës Bari-Durrës, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shtetasin G. F., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në lokalin ku ishte i punësuar, në Golem.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasit A. Gj. dhe D. Gj. (vëllezër), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj. dhe D. Gj., pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte shtetasin A. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA