Policia Rrugore dhuron për drejtuesit e motoçikletave jelekë fosforeshentë/ Balla: Ky është vetëm fillimi i ndryshimit 

31/07/2023 22:26

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur Policinë Rrugore, e cila ka dhuruar për drejtuesit e motoçikletave jelekë fosforeshentë, që tashmë janë të detyrueshëm të mbahet gjatë lëvizjeve në mbrëmje, duke shmangur aksidentet e mundshme.

Balla shprehet se ky është vetëm fillimi i ndryshimit të Policisë Rrugore në raportet e qasjes së komunikimit dhe sjelljes me qytetarët.

“Shërbimi i Policisë Rrugore sapo ka filluar transformimin për tu ngritur në një nivel tjetër qasje me qytetarët. Kam besim se dhe vetë qytetarët do të bashkëpunojnë dhe se rregullat duhen respektuar nga të gjithë. ME PATJETËR!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA