Për të gjithë pushuesit që vendosin që disa nga ditët e pushimit t’i kalojnë në Lezhe, tashmë në shëtitoren “Willson” në bregdetin e Shëngjinit gjendet pika e informacionit Info Point.
Të gjithë pushuesit mund të marrin informacione të ndryshme për vendet akomoduese përmes broshurave apo dhe për vendet turistike që mund të vizitojnë në qytetin e Lezhës.
Veç broshurave apo guidave turistike që ofrohen për pushuesit, gjithashtu info point ka dhe mundësinë e përdorimit të këtij tableti.
Deri më tani Lezhën e kanë vizituar rreth 400 mijë turistë ku vendin e parë e zënë besnikët, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi, po ashtu nuk mungojnë dhe turistët nga Europa, kryesisht gjermanë, italianë dhe polakë ku vitet e fundit e kanë patur Shëngjinin si destinacion kryesor.
Top Channel