Në një vizitë në Filipine, Presidentja e Komisionit Europian zhvilloi një sërë bisedimesh me Presidentin Ferdinand Marcos me qëllim forcimin e marrëdhënieve tregtare, ekonomike dhe të sigurisë midis tyre.
Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp me liderin e Filipineve, deklaroi se pas këtij hapi të rëndësishëm do të nisë menjëherë puna.
“Jam shumë i kënaqur që kemi vendosur për të rifilluar negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Ekipet tona do të fillojnë të punojnë tani për vendosjen e kushteve të duhura në mënyrë që të mund t’i kthehemi negociatave”, tha Ursula Von der Layen-Presidentja e KE-së.
“Unë mirëpres zhvillimin e veprimeve për përmirësimin e situatës midis Komisionit Evropian dhe Filipineve drejt negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë”, u shpreh Ferdinand Marcos- President i Filipineve.
Të dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje për të promovuar një ekonomi më të gjelbër në Filipine.
Marrëveshja është pjesë e nismës së BE-së Team Europe, e cila ndihmon vendet partnere të plotësojnë nevojat e infrastrukturës në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Në këtë rast, synimi është të trajtohet problemi i mbetjeve plastike në det.
Nga ana tjetër Ursula von der Leyen paralajmëroi se Evropa nuk do të tolerojë agresionin në Indo-Paqësorin, ashtu siç nuk ka toleruar pushtimin rus të Ukrainës. Vizita e Von der Leyen është një shenjë e përmirësimit të lidhjeve pas një periudhe të stuhishme midis BE-së dhe ish-presidentit filipinas për të drejtat e njeriut . Është vizita e parë e nivelit të lartë në gati gjashtëdhjetë vjet marrëdhënie me Filipinet.
Top Channel