
Nga 18 gjyqtarë që ka në organikën e saj, gjykata e shkallës së parë në Elbasan aktualisht punon me vetëm 4 gjyqtarë, një prej të cilëve drejtuesja e gjykatës e cila për shkak të ngarkesës administrative, punon më gjysmë norme.
Kjo ka bërë që çështjet që janë në proces të zgjasin me vite ndërsa të tjerë qytetarë e kanë të pamundur të nisin një proces gjyqësor.
Aktualisht secili nga 4 gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, ka më shumë se 1 mijë dosje të cilat presin shqyrtimin. Ndërkohë që kjo gjykatë ka një mbulim të gjerë në të gjithë qarkun e Elbasanit.
Ndërkohë gjatë muajit Gusht në gjykatë do të trajtohen vetëm masat e sigurisë ç’ ka për pasojë pritet të sjellë zvarritje të mëtejshme të qytetarëve që presin drejtësi.
Top Channel