Gjendet i pajetë në mes të rrugës 62-vjeçari në Vlorë, dyshohet se është aksidentuar
31/07/2023 19:39
Një shtetas italian rreth 62 vjeç është gjendur pa jetë i shtrirë në rrugë në afërsi të fshatit Kotë në zonën e quajtur Qafa e Dushkut.
Sipas kalimtarëve, personi i identifikuar me inicialet G.F., ka bërë aksident dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Paraprakisht dyshohet se ai është drejtuesi i makinës tip “Toyota”, ku pasi është përplasur, nga forca e përplasjes trupi ka dalë nga makina dhe ka rënë në rrugë pa jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel