Po njiheni me dikë dhe më në fund vendosni të thoni “të dua”, por si përgjigje merrni një “faleminderit” ose heshtje…
Ju pyesni veten nëse partneri është i sinqertë dhe i hapur me ju, ndërsa ndjeni pasiguri për marrëdhënien që keni nisur. Janë disa “red flag” (flamuj të kuq) që paralajmërojnë se dashuria e partnerit është e rreme:
E shprehin dashurinë më shumë në rrjetet sociale dhe rreth miqve sesa kur jeni në privatësi.
Postimet e vazhdueshme në çift në rrjetet sociale, për të treguar “sa të lumtur jeni”, mund të jetë shenjë pasigurie. Përveç kësaj, nëse partneri juaj është i sjellshëm dhe i vëmendshëm ndaj jush vetëm kur jeni jashtë me miqtë, kjo duhet të jetë një flamur i kuq. Dashuria e tyre nuk mund të mbarojë kur jeni vetëm në shtëpi. Nëse pas dyerve të mbyllura mbizotëron heshtja, atëherë partneri thjesht ka bërë një shfaqje dashurie para shoqërisë.
Në disa raste, në mënyrë paradoksale, partneri e mat lumturinë në masë të komenteve dhe pëlqimeve që merr në rrjetet sociale. Pra, nëse ndjekësit komentojnë “sa çift i bukur jeni”, ndihet më i lumtur dhe më i sigurt për marrëdhënien e krijuar.
Bisedat tuaja janë më të thata se shkretëtira e Saharasë.
Një marrëdhënie e shëndetshme kërkon që të dy partnerët të jenë të hapur për të folur për veten dhe botën përreth tyre.
Situata është ndryshe kur partneri nuk ju flet, përveçse në rastet që kërkon diçka nga ju. Nga ana tjetër, ju përpiqeni të nisni një diskutim, por i dashuri/ e dashura duket i/e pa interesuar. Nëse ka dialog të shkurtër dhe tema të mërzitshme, kjo mund të jetë shenja se nuk jeni në një marrëdhënie të shëndetshme.
Ata përpiqen t’ju ndryshojnë
Të dy mund të keni disa tipare që nuk i pëlqeni te njëri-tjetrit. Kur partneri kërkon me ngulm të ndryshojë disa zakone tuajat, dijeni që jeni përfshirë në një marrëdhënie të rreme. Ju nuk keni pse sakrifikoheni për të marrë pëlqimin dhe aprovimin e partnerit. Një partner egoist do të vendosë veten para marrëdhënies dhe kjo mund të shkaktojnë probleme në raportin tuaj.
Nuk janë bashkëpunues në zgjidhjen e një problemi
Mosmarrëveshjet janë të zakonshme në një marrëdhënie dhe kërkohet punë nga të dy partnerët për t’i zgjidhur ato. Ju të dy duhet të pranoni përgjegjësitë tuaja dhe të bashkëpunoni. Por, “partneri i gabuar” nuk do të angazhohet fare për zgjidhjen e problemeve, por do të tentojë të shmanget derisa situata të zgjidhet (nga vetë ju). Ai/ajo nuk do të jetë i/e gatshme të dëgjojë shqetësimet tuaja dhe nuk do të do t’ia dijë shumë se si ju ndiheni. Një partner i dashur nuk lejon që veprimet e tij të ndikojnë negativisht te ju.
Ju nuk jeni prioritet i partnerit
Partneri anulon planet që keni bërë shumë shpesh, duke përmendur justifikime nga më të ndryshmet, madje duke shprehur “trishtimin”, pasi “nuk ishte në dorën e tyre”. Kur ngjarje të tilla përsëriten shpesh, do të thotë se nuk jeni prioritet për partnerin/partneren.
Përmendin vazhdimisht ish-partnerët
Një partner/e që përmend vazhdimisht ish-at dhe madje bën krahasime? Një flamur i kuq! Kjo është një shenjë se ka ngecur në të shkuarën dhe kjo e bën marrëdhënien të pashëndetshme.
Një tjetër shenjë se mendja dhe zemra e tyre janë diku tjetër është nëse shmangin kontaktin me sy. Të përqafojnë sepse i përqafon ose të jenë fizikisht pranë jush nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë të përqendruar te ju.
Burimi: Bright Side
Top Channel