“Jazz në gur” ishte eventi më i rëndësishëm i kësaj fundjave në Gjirokastër. 

Eventi dedikuar jazzit ngjiti në skenën e odeonit të qytetit Jozefina Simonin, AJS Quartet  dhe dj Pife me një program të zgjedhur nga muzika shqiptare dhe e huaj. Përshtatja në versionin jazz i muzikës qytetare dhe traditcionale shqiptare ishte një risi për këtë festival që shënon edicionin e tij të parë.

“Përdorimi i instrumentave traditcionalë si klarineta, trompa, fyelli i bariut të përshtatura për jazz u sollën në event nën ritmet e këngëve të njohura nga Veriu në Jug“- tha këngëtarja Jozefina Simoni.

Koncerti dedikuar turizmit në zonën TID të qytetit solli në skenë edhe ritme të famshme të jazzit botëror. Eventi u ndoq me interes nga vizitorët e shumtë në qendrën historike por edhe emigrantë shqiptarë që po kalojnë pushimet në Jug”– u shpreh këngëtari Ermal Rodi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA