Zjarri rrezikoi banesat në Gjirokastër, zjarrfikësit e vënë nën kontroll

29/07/2023 20:14

Vatra e zjarrit mbi kodrën e fshatit “Arshi Lëngo” në njësinë Antigone në Gjirokastër, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga Gjirokastra, Libohova dhe Dropulli.

Kreu i zjarrfikëseve Pëllumb Shalari tha se përmasa e zjarrit ishte e rrezikshme për banesat, por u ndërhy në kohë dhe flakët u neutralizuan.

Policia sipas tij duhet të identifikojë zjarrvënësin dhe të ketë ndëshkime në kohë. Pesë zjarrfikëse dhe mbi 30 efektivë morën pjesë në shuarjen e zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA