26/12 12:12
Kandidati Gjergj Hani u bëri thirrje demokratëve që të dalin të votojnë.
“Ju falënderoj që po pasqyroni këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në këtë ditë të jashtëzakonshme. Thirrje demokratëve që të dalin të votojnë, për të kërkuar nesër llogari. Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë dhe se duhet t’i kthejmë moralin kësaj partie”, tha ai.
Partia Demokratike sot mban zgjedhjet për kreun e ri, Gjergj Hani kandidon përballë Lulzim Bashës.
Procesi i votimit ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes.
25 mijë anëtarët që pritet të votojnë në 71 qendrat e votimit duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Top Channel