Shpërthejnë çmimet e tregut të banesave në Portugali pas nismës së qeverisë për tërheqjen e ‘parasë së huaj’ (fotot)

29/07/2023 17:35

Fushata qeveritare e nxitjes së sjelljes e banorëve të huaj në Portugali, është kthyer në një ‘bumerang’ pasi nismat e ‘qytetarëve dixhitalë’, të ‘vizave të arta’ apo udhëtimeve Airbnbs kanë bërë kostot e banimit të papërballueshme për vendasit.

Margarida Custódio me bijën e saj tre-vjeçare Pilar, thotë se çmimet e banesave e kanë bërë tallëse rrogën e saj duke e kthyer në një agoni përballimin e shpenzimeve të muajit. Megjithëse ka një unë të mirë në burimet njerëzore deh fiton €930 në muaj – ajo thotë se €700 duhet t’i paguajë për banesën.

“Po shpenzoj rreth 90% të rrogës në qera çdo muaj. Çdo gjë që mbetet shkon për gaz, ujë energji elektrike dhe ushqim,” thotë ajo.

Ndërsa në Bairro da Jamaica, një zonë e varfër në qytetin Seixal, në jug të Lisbonës Lizandro Batista de Sousa Pontes dhe fëmijët e tij thonë se janë në situatë edhe më të vështirë, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Komplekset ku banon muratori 47-vjeçar që kur erdhi në to Portugali nga ishulli-shtet afrikan São Tomé, janë programuar për t’u shembur.

Qeveria lokale thotë se duhet të shembë komplekset pasi “nuk kanë kushtet të përshtatshme banimi”.

Rekuperimi ekonomik në Portugali i nxitur nga mungesa e rregullacioneve dhe skemat e dyshimta të tërheqjes së investimeve të huaja, kanë shtrembëruar tregun e banesave në masë të pabesueshme në vendin me rrogë minimale €760 dhe ku 50% e njerëzve fitojnë më pak se €1,000 në muaj.

Liberalizimi i tregut të banesave dhe lëshimi i “vizave të arta” që u jep leje banimi të huajve që shpenzojnë €500,000 ose më shumë, ka shkaktuar shpërthimin e çmimeve të banesave. Kriza që po shihet tashmë në Lisbon, Porto e qytete të tjera, ishte parashikuar, teksa gjashtë vjet më parë një raportues i OKB paralajmëroi vendin se “turistifikimi i shfrenuar” do t’i hiqte të drejtën e strehimit vendasve në Portugali duke përkeqësuar kushtet e tyre e duke sjellë në jetë një “kategori të re të varfrish”.

Agustín Cocola-Gant, studiues i Universitetit të Lisbonës e përshkruante kështu situatën: “Për fat të keq është çmenduri.”

Ashtu si dhe akademikë të tjerë Cocola-Gant përdor fjalën “transversal” për të përshkruar pasojat diferencave mes rrogave dhe çmimeve të qerave.

“Kjo ka prekur këdo – jo vetëm më të varfrit. Familjet nuk dërgojnë më dot fëmijët në universitet nga kriza e çmimeve. Profesionistët e rinj që fitojnë €1,000 në muaj shikojnë se nuk ia dalin të jetojnë dot me to”.

Rita Silva, studiuese e vjetër e strehimit, thotë se kriza po shton pabarazitë ekzistuese. “Doktorët nuk vijnë më në qytete ku më shumë nevojë, prej çmimeve. Kjo do të ketë pasoja të rënda”.

Ajo shton: “Tregu është bërë kaq i dekontekstualizuar sa nuk do t’ia dijë më për njerëzit që jetojnë e punojnë në Portugali. Politikat e qeverisë janë kthyer me sytë vetëm te investimet e huaja.”

Si Silva dhe Cocola-Gant argumentojnë se nxitja qeveritare për të nxjerrë Portugalinë nga kriza duke e futur në hartën e investimeve globale, është kthyer në një bumerang që ka sjellë situatën aktuale.

Liberalizimi i tregut të banesave nga viti 2009 deri në 2012 hoqi kontrollet dhe kufijtë e qerave dhe qiradhënësve iu dhanë nxitje fiskale për rinovimin e banesave, pa garanci për strehimin social.

Qeveria socialiste e Portugali fitoi çuditërisht maxhorancë të fortë në zgjedhjet e parakohshme të vitit të shkuar dhe thotë se ‘do ta ketë prioritet situatën e strehimit’.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA