Një 48-vjeçar shqiptar ka masakruar me sëpatë mbrëmjen e djeshme një kryeinfermiere në Itali.
Ngjarja ndodhi në një fshat me emrin Rovereto në Trentino.
Mediat italiane bëjnë me dije se 48-vjeçari e vrau 63-vjeçaren Mara Fait, në derën e shtëpisë së saj, ku dëshmitar ishte edhe i biri i viktimës, Lorenzo Giori 30 vjeç.
Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive pronësie dhe autori u vetëdorëzua në polici menjëherë pas krimit.
Viktima Mara Fait dhe autori, një punëtor ndërtimi me origjinë shqiptare, kishte prej kohësh mosmarrëveshje për çështjet e bashkëpronësisë.
Ndërsa nga ana e autoriteteve është sekuestruar arma e krimit, sëpata dhe po zhvillohet autopsia e viktimës për të zbuluar nëse e humbi jetën nga një goditje e vetme apo seri goditjesh.
Top Channel