Plazhi Zvërnecit, është një nga plazhet ranore me shtrirje bregdetare 4,5 km, dhe një nga më të preferuarit, kryesisht për familjarët.
Ky plazh është njohur për rërën kurative, detin e pastër dhe qetësinë që ajo ofron. Pikërisht këto e bëjnë të frekuentuar, por jo vetëm, pasi është një plazh i aksesueshem dhe shumë pak km larg qytetit të Vlorës dhe një zgjedhje perfekte, për të shmangur trafikun e ngarkuar, në këto ditë korriku e sidomos fundjavat.
Pushuesit janë qytetarë të ndryshëm vlonjatë por jo vetem. Gjen qytetarë të ardhur nga larg si Kanadaja dhe Amerika, ku për ta pushimet në plazhin e Zvërnecit , janë jo vetëm nostalgji por edhe kënaqësi.
Pushuesit e huaj nga Moldavia shprehen se ky plazh u jep qetësinë që duan, sigurinë detare ,çmime të mira dhe mirëpritje prej shqiptarëve.
Top Channel