Pamjet tronditëse nga Florida, temperaturat e larta të ujit po zbardhin koralet

29/07/2023 10:42

Ekspertët e kafshëve të egra në Florida po punojnë për të shpëtuar kolonitë lokale të koraleve nga ngordhja pasi temperaturat e larta kanë dëmtuar jetën detare.

Instituti i Kërkimeve të Peshkut dhe Kafshëve të Egra i Komisionit për Ruajtjen e Peshqve dhe Kafshëve të Egra në Florida raportoi zbardhje masive të gjallesave ujit, në një kohë rekord.

Ata deklaruan se zbardhja u shkaktua nga temperaturat e larta të oqeanit që vendi ka parë këtë verë, të cilat është konstatuar 5 gradë Celsius më e lartë se normalja.

Zbardhja e koraleve zakonisht ndodh kur temperaturat arrijnë mbi 31 gradë Celsius dhe ekspozimi është i lartë ndaj rrezatimeve ultraviolet. Në përgjigje të këtyre kushteve, koralet largojnë algat simbiotike që u japin atyre ngjyrën.

Për të parandaluar vdekjen e më shumë koraleve, instituti zhvendosi rreth 900 koloni gjatë dy ditëve në Laboratorin Detar Keys, i cili drejtohet nga Universiteti i Floridës Jugore.

“Vetëm në dy javët e fundit, ne kemi qenë në fidanishtet tona duke mbledhur përfaqësuesit e çdo specie korali dhe çdo lloji gjenetik të koraleve me të cilat punojmë, dhe duke i tërhequr ato në objektet me bazë tokësore ku mund të kontrollohen parametrat e ujit dhe ku ato mund të mbrohen”, tha Alex Neufeld, Fondacioni i Kujdesit të Koraleve.

Ata kanë arritur të shpëtojnë deri tani mbi 1500 ekzemplarë koralesh , e më pas janë vendosur në një mjedis të kontrolluar nga temperatura për t’i lejuar ata të rikuperohen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA