Mbledhja e qeverisë/ Rama tregon projektet! Investime për turizmin, aplikim i Inteligjencës Artificiale

29/07/2023 13:45

Të përfundim të mbledhjes së qeverisë në Tepelenë, kryeministri Edi Rama dha disa përfundime dhe tregoi se janë në proces disa projekte shumë të rëndësishme në infrastrukturë, ekonomi dhe investime.

Rama lajmëroi aplikimin e Inteligjencës Artificiale në punën e qeverisë që nga përshtatja e ligjeve me Bashkimin Europian deri tek ndryshimi i funksionimit të e- Albania.

Rama: Rritje të kapaciteteve qeverisëse, duke përfshirë vendimmarrje nga të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme, ndërkohë që do të krijoj një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, bota akademike me organizata ndërkombëtare dhe individë që kanë ça të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë. Ne kemi tendencën t’i lidhim reformat me persona, lirime emërime, shkarkime, vetëreformimi është shumë më i gjerë se kaq, është një rikonceptim në funksion të rritjes së eficencës, rritjes së rezultateve. Gjithmonë nëse e krahasojmë me dje.

Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur deri shumë vite më parë, ndërkohë që ajo që shohim është rritja e interesit të investitorëve të huaj. Pata takim me një investitor që në botën e turizmit hyn tek ata të mëdhenj dhe kur i kam thënë të ftoj në Shqipëri, mbaj mend që me shumë mirësjellje më tha që ishte shumë i zënë. Erdhi këto ditë dhe kur i thash po nuk je i zënë? Më tha unë jam i zënë gjithmonë por duhet të vij para se Shqipëria të jetë e zënë për mua. N/ vitin 20230 duhet të jemi në atë majën që e kemi përcaktuar si vizionin tonë. Jemi në prag të një tjetër zhvillimi të energjisë që ka të bëjë me burimet natyrore. Bashkë me lajmin e mirë vjen barra që të kesh kapacitete për t’u adaptuar për të qenë në lartësinë e situatës.

Kemi sfida që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së krahut të punës. Nuk mundet më që Shqipëria të konsiderojë avantazh konkurrues krahun e lirë të punës. Një tjetër reformë që duhet të nisë me arsimin duke thelluar një proces që nuk duhet të gjendemi të papërgatitur, rënie lindshmërie, ndryshime që ndodhin brenda botës teknologjike. e Albania do të komunikojë me qytetarët në kohë reale, dua të bëj këtë, do të kemi shoqëruesin virtual me zë dhe figurë, nuk do të jetë me shkrim, por do të merret me facetime, e shoqëruar me AI. Do e shtrijmë edhe në të tjerë sektorë, edhe për drejtësinë kemi filluar me AI, do të rrisë transparencën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA