Kryeministri Rama, nga Tepelena, aty ku po zhvillohen mbledhjet e Partisë Socialiste, ka komentuar edhe lëvizjet që kanë ndodhur së fundmi në postet qeveritare.
Rama u shpreh që këto lëvizje nuk kanë lidhje me aludimet që qarkullojnë por kanë qëllim ngritjen e nivelit të punës.
“Unë nuk di kush nuk mbetet këtu në këtë vend pa u bërë pis, po ju them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kem bërë të qartë,lëvizja e gjë sekretariatit të PS-së nuk ka të bëje aspak me çfarë flitet për Damianin, ai e ka bërë punën e tij shumë mirë. Para se të vënë të tjerët në pozitë duhet ta bësh vetë dhe PS-ja është këtu ku është se ka parë gjithmonë nga vetja për të kërkuar më shumë e për të shkuar më larg. Kjo basë vjen nga kultura ime sportive pasi jam edukuar me idenë që çdo ditë duhet të kërcej më larg e që sa më shumë të punosh aq më shumë të do kërcesh. Lëvizjet tek ne bëhen për arsye të nevojës për ta çuar punën në nivel tjetër e për të kërcyer më larg.”– tha Rama.
I pari i socialistëve ka kritikuar për punë të dobët të gjithë sekretariatin e partisë duke i shkarkuar. Si i komanduar deri në kongresin e jashtëzakonshëm që pritet të mbahet në muajt në vazhdim, vendin e Damian Gjiknurit si sekretar i përgjithshëm në PS do ta mbajë ish ministri Blendi Klosi. ndërsa vendin bosh të lënë nga Taulant Balla si kryetar grupi parlamentar ia besoi Blendi Çuçit.
Top Channel