Miratimi i një diete miqësore nuk është vetëm e mirë për planetin, por mund t’ju ndihmojë të jetoni më shëndetshme dhe më gjatë, thotë një studimi i ri.
Një grup shkencëtarësh zbuluan se njerëzit që ndjekin një dietë të qëndrueshme me ushqime që mbrojnë mjedisin, ulin me 25% rrezikun ndaj vdekjes. Gjetjet e reja u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen NUTRITION 2023 në Boston.
Studimi u bazua në hulumtimet e mëparshme, të cilat arritën në përfundimin se ushqimet që mbrojnë mjedisin janë të dobishme për shëndetin (drithërat, frutat, perimet pa niseshte, arrat, vajrat e pangopur dhe të tjera).
Për të krijuar Indeksin e Ushqimit të Shëndetit Planetar (PHDI), studiuesit shqyrtuan provat e disponueshme mbi marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme ushqimore dhe kushteve shëndetësore. Më pas ata analizuan rezultatet e më shumë se 100,000 pjesëmarrës në dy studime të mëdha të kryera në SHBA me këtë fokus. Grupi i të dhënave tregonte se ishin regjistruar më shumë se 47,000 vdekje gjatë një periudhe pasuese prej më shumë se 30 vjetësh (1986-2018).
Rezultati pasi te gjitha këto të dhëna u përpunuan ishte se njerëzit me dietën më miqësore ndaj mjedisit kishin një rrezik 25% më të ulët të vdekjeve nga shkaqe të ndryshme.
Me konkretisht rezultatet më analitike treguan se njerëzit që ushqeheshin me dieta miqësore ndaj mjedisit, kishin një rrezik 15% më të ulët të vdekjes nga kanceri ose sëmundjet kardiovaskulare, rrezik 20% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet neurodegjenerative dhe 50% më oak rrezik të vdekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes.
Studimi i ri ndihmon profesionistët e shëndetit publik dhe politikëbërësit për të zhvilluar strategji që përmirësojnë shëndetin publik por dhe një çështje serioze siç është ruajtja dhe mbrotja e planetit.
“Kufizimi i ndikimeve njerëzore në mjedis është një çështje serioze. Një model i qëndrueshëm ushqimor nuk është vetëm i shëndetshëm, por edhe në përputhje me kufijtë e planetit për emetimet e gazeve serrë dhe parametra të tjerë mjedisorë”, tha Linh Bui, një kandidat për doktoraturë në Departamentin e Ushqyerjes në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit T.H. Çani.
Top Channel