Pavarësisht reagimeve të institucioneve të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve se kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit janë të papranueshme, rrjete sociale serbe vazhdojnë të publikojnë fotografi dhe emra të policëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës (PK).

Ishte sërish kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram që publikoi identitetin e pesë policëve të rinj serbë.

 “Pasi të gjithë ambasadorët perëndimorë, përfshirë edhe kreun e EULEX-it, kanë reaguar ndaj publikimit të emrave të 5 serbëve që kanë filluar të punojnë në të ashtuquajturën Polici të Kosovës, duke e cilësuar si ‘kërcënim’ që është absurd total dhe asnjëri prej tyre nuk reagon, kur sulmohen, arrestohen, rrëmbehen serbë në Kosovë e Metohi, po shpallim edhe 5 emrat”, thuhet në shkrim.

Personat, identiteti i të cilëve u publikua nga rrjetet sociale serbe kanë inicialet si në vijim: P. R., M. T., J. P., T. G., dhe U. V.

Pas publikimit të emrave të policëve serbë, kanë reaguar krerët e shtetit, ambasadorë e personalitete të tjera. Ata kanë dënuar një gjë të tillë duke thënë se kërcënimet janë të papranueshme. Kujtojmë se serbët janë dorëhequr nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, me kërkesë të Listës Serbe.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA