Shqiptarët të dashuruar pas shtrirjes në shezlong? Bieta bëhet nostalgjike! Jankulla: Më mungon topi në plazh

27/07/2023 20:05

Sezoni i pushimeve është këtu dhe shumë nga ne tashmë i janë drejtuar malit apo detit për të kaluar pak kohë larg përditshmërisë nën shoqërinë e familjes apo miqëve.

Çlodhja dhe meditimi nën tingujt e dallgëve të detit, rrezeve të diellit, ajri i pastër dhe horizonte me pamje mahnitëse është ajo çka ofron Shqipëria. Megjithatë, në një vend me 300 ditë diell, ku natyra ka falur gjithçka, sa i shijojnë shqiptarët pushimet?

Të ftuar në studion e “Ftesë në 5”, Genc Fuga, Sotira Jankulla, Kristi Janku dhe Eduart Abazaj kanë diskutuar rreth pushimeve dhe ku bëhej me të vërtet qejf sot apo në të shkuarën.

Sipas Jankullës, sot shqiptarët janë të “dashuruar” pas shtrirjes në shezlong dhe nuk ka aktivitete sportive, si loja me top në plazh. Ndryshe nga dikur, shoqëria e sotme është kthyer në sipërfaqësore dhe komerciale, aq sa njerëzit nuk pushojnë si duhet, por në vend të aktiviteteve zgjedhin të bëjnë vetëm disa foto.

Ndërkohë, Bieta ka kujtuar  me nostalgji të shkuarën kur për pushime, ecte me të atin me një radio në dorë duke parë perëndimin e diellit.

Pjesë nga biseda:

Bieta: Duket sikur sporti kryesor që dominon është hotel, plazh, kamarier, një kafe, një pije, resorant, plazh, dhomë, resorant dhe pije në darkë. Ky është aktiviteti kryesor sportiv nëpër plazhet tona.

Jankulla: Unë mendoj se mungon shumë ajo energjia midis njerëzve, me kalimin e viteve ka humbur shumë. Mua përshembull më mungon ajo pjesa që ne në plazh luanim volejboll. Vinim ato rrjetat aty në breg të detit, luanim ping-pong bëhet fjalë këtu e para 5 apo 10 vjetësh. Tani është kthyer çdo gjë nga e kundërta. Është kthyer në trend dhe secili nga ne ecën me këtë trend sepse ti edhe të duash t’i bësh këto lojra nuk ke me kë t’i bësh. Sepse shumica e njerëzve preferojnë të bëjnë foto.

Bieta: Ti duhet t’i bësh me atë që shkon. Për shembull mua më kujtohet shëtitjet në bregun e detit gjatë perëndimit të diellit, me babin. Mbanim në dorë një radio të vogël…

Jankulla: Është shumë e vështirë Bieta, nuk ndodh më. Jemi bërë shumë sipërfaqësor dhe komerçial, ndaj dhe mendoj që nuk kënaqemi më me pushime. Kështu që vendosim të pimë si për të hequr mendjen sepse mua më mungojnë shumë ato kohë, realisht. Madje kur pash edhe videon e insertit u emocionova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA