Policia e Kosovës përballet me kolaps, 40 pjesëtarë të uniformave blu japin dorëheqjen

27/07/2023 11:00

40 policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të mungesës së kushteve të mira të punës, sigurimit shëndetësor dhe pagave të ulëta.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë dhjetëra pjestarë të uniformave blu janë larguar nga puna, ndërsa problemet vijojnë të mbeten të larta.

Kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, njoftoi arsyet që kanë detyruar policët të largohen vullnetarisht.

Njëkohësisht ai paralajmëroi edhe dorëheqje të tjera, nëse këto probleme vijojnë të mbeten prezente.

“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 40 dorëheqje vullnetare për shkak të kushteve jo të mira, ndërsa për vitin e kaluar janë 100. Në rast se vazhdohet kështu me këto kushte që punon Policia e Kosovës, dhe nuk ka ndonjë reflektim konkret nga qeveria,  paralajmërime për dorëheqje ka shumë”, ka deklaruar Imer Zeqiri.

Kryetari i sindikatës shtoi se muajt e fundit për sa i përket elementëve të nevojshëm për punën është kompletuar vetëm policia që vepron në veri të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA