Një simptomë jo shumë e njohur e kancerit mund të shfaqet në çarçafë dhe jastëkë çdo mëngjes

27/07/2023 14:37

Ekzistojmë më shumë se 200 lloje të kancerit dhe mund të jetë e frikshme kur bëhet fjalë për të dikur simptomat që duhet të keni kujdes.

Është e qartë se kur bëhet fjalë për kancerin, sa më herët të zbulohen shenjat paralajmëruese, aq më mirë.

Zbulimi i kancerit në një fazë të hershme mund të shpëtojë jetë. Shenjat mund të jenë më të përgjithshme si humbja e peshës dhe lodhja, ose mund të prekin pjesë të veçanta të trupit, si lëkura juaj. Shenja të tjera paralajmëruese të zakonshme përfshijnë gunga, gjakderdhje të pashpjegueshme ose fryrje afatgjatë.

Megjithatë, një simptomë më pak e njohur e kancerit, që mund të vërehet në çarçafët e jastëkët tuaj çdo mëngjes , është djersitjet e natës. Djersitja gjatë natës mund të jetë një shenjë paralajmëruese e kancerit që shpesh neglizhohet, veçanërisht në verë.

Ekspertët rekomandojnë të kontrolloni shtratin tuaj në mëngjes për të parë nëse keni pasur djersitje të tepërt gjatë gjumit. Nëse po, çarçafët dhe jastëkët tuaj ka të ngjarë të jenë mjaft të lagur në mëngjes.

Sipas Cancer Research, infeksioni është një nga shkaqet më të zakonshme të djersitjes tek njerëzit me kancer. Infeksioni mund të shkaktojë një temperaturë të lartë dhe trupi do të djersitet në përpjekje për ta ulur atë.

Disa lloje kanceri gjithashtu mund t’ju bëjnë të djersiteni më shumë se zakonisht, këto përfshijnë:

-Limfoma jo-Hodgkin

-Limfoma Hodgkin

-tumoret karcinoide

-leucemia

-mesothelioma

-kanceri i kockave

-kanceri i prostatës

-kanceri i veshkave

-tumoret e qelizave germinale

-kanceri i avancuar medular i tiroides

Njerëzit që kanë kancer të avancuar të çdo lloji gjithashtu mund të djersiten më shumë se zakonisht.

Kanceri mund të shfaqet me një shumëllojshmëri të gjerë simptomash dhe është e rëndësishme të vini re se çfarë është normale për ju dhe të njoftoni mjekun tuaj nëse jeni të shqetësuar për ndonjë ndryshim në shëndetin tuaj. Djersitja nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni kancer, por nëse nuk është normale për ju, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj për këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA