
Dhjetëra balena pilot mbetën të bllokuara në një plazh në Australinë Perëndimore, 50 prej tyre nuk arritën të shpëtohen nga ekipet e shpëtimit.
Ata kanë arritur të shpëtojnë 45 prej tyre, pas një pune intensive, përfshirë edhe të vullnetarëve.
Balenat po monitorohen nga ekipet e shpëtimit të kafshëve dhe në momentin që gjendja e tyre do të përmirësohet do të nxirren në det të lirë.
Monitoruesi i situatës deklaroi se Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra ka pasur qindra oferta për t’i ardhur në ndihmë balenave.
Shërbimi i kafshëve të egra tha më herët se po monitoronte balenat pilot, nga frika se disa mund të fillonin të bllokoheshin. Por më pas gradualisht ato i janë afruar bregut, deri sa kanë ngecur.
Kjo ngjarje nuk është e rrallë për Australinë dhe Zelandën e Re, në këtë të fundit tetorin e kaluar, rreth 500 balena pilotë ngordhën pasi mbetën të bllokuara.
Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht pse ndodhin bllokimet masive, por disa studiues mendojnë se ushqehen shumë pranë bregut.
Top Channel