Tre anëtarë të një familjeje nga Kolorado humbën jetën teksa përpiqeshin të jetonin në Malet Rocky, në Amerikën e Veriut, larg botës industriale të teknologjisë dhe njerëzve.
Viktimat janë dy motra rreth moshës 40-vjeçare dhe djali 14-vjeçar, trupat e të cilëve u gjetën në një kamp të ekspozuar.
Sipas mjekësisë ligjore dyshohet se ata kanë ndërruar jetë nga uria ose i ftohti ekstrem i dimrit, por ende raporti nuk është përfundimtar.
Të tre anëtarët e familjes e nisën kampingun verën e kaluar dhe ndërruan jetë gjatë dimrit.
“Ajo nuk i pëlqente mënyra se si po shkonte bota, dhe ajo mendoi se do të ishte më mirë nëse ajo dhe djali i saj dhe Christine do të ishin vetëm, larg nga të gjithë”, deklaroi njerka e viktimave.
Ata nuk kishin përvojë mbijetese në natyrë, por vetëm kanë parë video në internet për të mësuar se si të mbijetojnë në vendin e thyer të Kolorados.
Një nga kërkuesit tha se dy trupa u gjetën në një tendë, ndërsa një tjetër u gjet jashtë, në një lartësi prej rreth 2,900 metrash.
Duket se ata u përpoqën të ndërtonin një strehë, por kanë hequr dorë me nisjen e dimrit dhe më pas kanë kaluar kohën brenda çadrës.
Top Channel