Maliq/ U vihet zjarri tokave me grurë në fshatin Sheqeras
27/07/2023 16:41
Pesë hektarë tokë me grurë në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq janë përfshirë nga flakët këtë pasdite.
Paraprakisht, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Tokat ku po kultivohej gruri mësohet se ishin marrë me qira nga një biznesmen nga Katari, i identifikuar si Ahmed Alsakka.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa ka nisur edhe hetimi nga policia për të identifikuar personin/personat që kanë ndezur zjarrin.
Top Channel