Live/ “Rama në burg, Berisha në burg”, dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit pas tensioneve me mbështetësit e PS-së Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Fushë Krujë.
Një grua 70 – vjeç është goditur nga një automjet teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë, pranë tregut të fruta-perimeve në dalje të qytetit.
Pas goditjes, automjeti është larguar nga vendngjarja. Drejtuesi i automjetit u kap dhe u arrestua. Ai është 16-vjeçari M. H., i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel