Zjarri në zonën e Peshtanit ka nxjerrë në rrugë municion luftarak. Fare pranë rrugës Fier- Cakran gjendet një kuti e mbushur me fishekë të cilat përdoren për automatike kallashnikov.
Nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, por mendohet se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97. Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë.
Banorë të zonës deklaruan jashtë kamerave se në këto ditë kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kane dale edhe ne aksin rrugor.
Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohe që situata nga zjarret vazhdon të jetë në alert.
Top Channel