Foto Ilustruese

Një 24-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri aksidentalisht në fshatin Cudhi Zall të Krujës ditën e djeshme.

Policia bën me dije se e reja ka marrë plagë në dorë nga plagosja, ndërsa në lidhje me ngjarjen specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, i cili mbante armën pa leje, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA