Foto Ilustruese

Një banese në Shkodër i është vënë zjarri qëllimisht në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 02:45 në lagjen Guerrile, pronari i banesës D. L., 26 vjeç, ka njoftuar se kishte zjarr në derën e banesës së tij (derë me xham) dhe si pasojë ishte thyer xhami i kësaj dere.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA