Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar sot ngritja e agjencisë Start Up Albania. 

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, njoftoi se vendimi u miratua sot, në mbështetje të sipërmarrësve të rinj.

“Miratuam sot në mbledhjen e këshillit të Ministrave, ngritjen e agjencisë start Up Albania.  Ky është një lajm i mirë jo vetëm për ekosistemin e start-upeve por edhe për çdo të ri apo të re që që dëshiron t’i futet sipërmarrjes të shkojë përtej kufijve, gjithmonë duke përdorur teknologjinë e informacionit.

Ky lajm vjen në vazhdën e disa vendimeve që qeveria ka marrë . I pari me ndryshimin e ligjit për mbështetjen e startup-eve. Përjashtim nga taksa, efektet i këtij ndryshimi jemi duke i parë dita ditës. Ndryshimi i dytë ishte vendimi për parqet teknologjike. Një punonjës IT mund të paguaj vetëm kontributet për pagën minimale, nëse punëmarrësi është dakord. Kuadri plotësohet me vendimin që kaluam dot, duke i dhënë një institucion të dedikuar këtij target-grupi. Dy janë në thelb ndryshimet, mbështetja, vlerësimi dhe suporti financiar që do të kalojë te agjencia Start Up Albania. Asistenca do jepet në kohë reale, jo vetëm One Stop Shop, por edhe informacion të lidhura me institucione të tjera”-tha ministrja Bilali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA