Ndezën zjarr në Dukaj të Tepelenës duke djegur një sipërfaqe me kullota, ndiqen penalisht tre persona

26/07/2023 12:44

Tepelenë/Procedohen penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Sh. K., 66 vjeç dhe P. K., 69 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr në vendin e quajtur “Hija e Korbit” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA