Përse organizimi i shtëpisë dhe rregulli ju bën të ndiheni më mirë

25/07/2023 22:45

Kur bëhet fjalë për hobe që janë të mira për shëndetin tuaj mendor, disa nga aktivitetet më qetësuese që vijnë menjëherë në mendje përfshijnë gatimin, kopshtarinë, vrapimin ose leximin.

Por për shumë të tjerë pastrimi dhe organizimi i sirtarëve dhe dollapëve qetëson mendjen, shuan ankthin dhe i bën të ndihen më produktiv. Kjo zgjedhje ka edhe një shpjegim nga ana psikologjike, me të cilën AgroWeb.org iu njeh më poshtë.

Përse organizimi i shtëpisë dhe rregulli ju bën të ndiheni më mirë

Një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet zbuloi se gratë që mendonin se shtëpitë e tyre ishin të rregullta kishin nivele më të ulëta të kortizolit, hormonit të stresit, sesa gratë që i përshkruanin shtëpitë e tyre si të rrëmujshme.

Rrëmuja zë hapësirë fizike dhe harxhon energjinë tuaj mendore. Shtëpia juaj duhet të jetë një vend i shenjtë, një vend i përqendruar te kujtimet, familja, miqtë dhe një vend ku ndiheni të sigurt dhe të relaksuar. Prandaj një shtëpi e organizuar mirë ka këto afësi në qetësinë tuaj mendore.

Rrëmuja e madhe të shpërqendron, duke e bërë më të vështirë kryerjen e detyrave tuaja. Ndërsa një mjedis i rregullt dhe i qetë do të rrisë qartësinë mendore dhe do t’ju bëjë të ndiheni më të përqendruar dhe produktivë.

Akti i organizimit dhe pastrimit të rregullt të hapësirës suaj të jetesës ju bën të ndiheni të përmbushur sepse e shihni detyrën teksa përfundon me sukses. Kjo aktivizon procesin e shpërblimit në tru dhe çliron hormonet e ndjesisë së mirë si dopamina, shpjegojnë ekspertët.

Studiuesit shprehen se pastrimi i hapësirës ku jetojmë është i ngjashëm me pastrimin e trurit tonë. Ky proces na ndihmon të ndajmë mendimet në të cilat duhet të përqendrohemi dhe të shmngim ose “të hedhim në kosh” mendimet që nuk na vlejnë. Prandaj, kjo është arsyeja pse pastrimi dhe organizimi na qetëson dhe na bën të ndihemi mirë.

Mënyra më e lehtë për të ruajtur pas gjithmon në shtëpi të rregullt është të organizosh apo pastrosh qoftë edhe për 10 minuta çdo ditë, për t’u siguruar që edhe një zonë e vogël e dhomës të pastrohet./ AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA