24/11 09:11
Këto pamje të frikshme vinë nga veriu i Italisë në Lombardi, aty ku stuhia e fortë goditi shumë qytete gjatë natës me erë e breshër.
Sikurse duket nga pamjet që përcjellin mediat italiane, fasadat e çatitë e shumë shtëpive janë shkatërruar, ndërsa shumë pemë kanë rënë mbi automjete të parkuara.
Fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë në Brescia, një 16 vjeçar të cilin besohet se e ka zënë një pemë poshtë. Një tjetër grua ndërroi jetë mbrëmë në Lissone.
Në Monza, një familje u lëndua pasi makina në të cilën po udhëtonin u godit nga një pemë, të cilët ndodhen të shtruar në spital pasi njëri prej tyre ka marrë dëmtime në kokë.
Top Channel