Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet ditën e sotme me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi do të zhvillohet në mbrëmje në orën 21:30, në ndërtesën e qeverisë.
Herën e fundit që Sarrazin u takua me Kurtin, deklaroi se kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, tensioneve në veri dhe marrëveshjen e Ohrit.
Për këtë të fundit Sarrazin është shprehur: ““Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin, e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku.”
Ai ka takuar gjithasthtu presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
Nuk janë dhënë detaje nëse do të ketë konferencë për media pas përfundimit të takimit.
Top Channel