Putin e Lukashenko vizitojnë manastirin Valaam në veri të Rusisë (fotot)

24/07/2023 19:13

Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij më i ngushtë Alexander Lukashenko u shfaqën sot duke vizituar manastirin ortodoks në Valaam në liqenin Ladoga, në veri të Rusisë.

Udhëtimi duket se vjen në vijim të vizitës dy-ditore të Lukashenko që nisi dje me negocjatat në Strelna dhe vizitën në muzeumin e marinës ruse .

Sot dyshja në anën sulmuese të luftës në Ukrainë vizituan Katedralen e Transfigurimit si pjesë e kompleksit të manastirit ishullor.

Zyrtarët shiheshin në kishën dekorative që kryenin rituale bashkë me priftërinjtë e lartë, edhe pse nuk dihet mesazhi i vërtetë i kësaj shfaqjeje ‘qetësie’ në kohë lufte.

Bjellorusia është aktualisht duke pritur luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner pas marrëveshjes me Lukashenko për t’i dhënë fund përplasjve të tyre me Moskën.

Ndërsa sipas informacioneve në media luftëtarët Wagner tashmë po stërvisin njësi speciale të ushtrisë se Bjellorusisë.

Mercenaret ruse Wagner arrinin në disa dhjetra mijera trupa, ndërsa nuk dihet sa prej tyre janë vendosur aktualisht në Bjellorusi.

Dje në takimin mes dy presidentëve Putin tha se kundër-ofensiva e Ukrainës për rimarrjen e territoreve kishte dështuar dhe se ushtria ruse kontrollonte territoret dikur separatiste në lindje të Ukrainës.

FOTO GALERI
2/7
Udhëtimi duket se vjen në vijim të vizitës dy-ditore të Lukashenko që nisi dje me negocjatat në Strelna dhe vizitën në muzeumin e marinës ruse .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA